PS e vetme në zgjedhjet vendore, Balla: Aleanca jonë e vetme janë qytetarët
Në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme partia socialiste do të garojë e vetme dhe jo me aleatë. Kreu i grupit parlamentar socialist, taulant balla deklaroi se aleatët e tyre janë vetëm qytetarët.
“Partia Socialiste e Shqipërisë edhe në vitin 2021, edhe në vitin 2019 ka garuar e vetme, edhe në vitin 2017 po ashtu. Kështu që në këtë aspekt besoj që ne e kemi qartësuar opinionin tonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëqeverisim vetëm me aleatin tonë të vetëm që janë njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm”, tha Balla.
Edhe pse Partia Socialiste nuk ka fituar asnjëherë bashkinë e Shkodër, Balla pretendon se në maj të 2023-shit socialistët do e fitojnë këtë bashki.
“Mjafton të shikoni zgjedhjet e 6 marsit që në Shkodër pati një pjesë e caktuar e opozitës që mori mandat dhe unë besoj që qytetarët e Shkodrës e kuptojnë që nuk ka qenë zgjedhja më e mirë. Besoj që në maj të vitit të ardhshëm kur të kemi zgjedhjet, PS do të synojë fitoren pas shumë vitesh edhe në bashkinë Shkodër”, u shpreh Balla.
Kur na ndajnë edhe 7 muaj nga zgjedhjet për të parët e 61 bashkive, shumica socialiste ende nuk ka një qëndrim zyrtar për hartën territoriale të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta