‘Ja zgjidhja për Tajvanin’, Elon Musk vijon me këshillat për politikën ndërkombëtare

10 Tetor 2022 | 20:26

Miliarderi Elon Musk vazhdon të ofrojë këshilla në fushën e politikës ndërkombëtare. Pasi i sugjeroi Kievit të mbyllë luftën me Rusinë duke njohur aneksimin e Krimesë, tani në fokus të tij ka qenë Tajvani dhe Kina, vend ku ai prodhon makinat e tij.

“Rekomandimi im do të ishte që Tajvani të kthehet në një zonë administrative të Kinës, ide që është shumë joshëse, por që mund të mos i lërë të lumtura të gjitha palët”, ka deklaruar Musk.

Deklaratën e tij, Musk e ka bërë në një intervistë të gjatë për gazetën financiare britanike, “Financial Times”.

“Mendoj se është e mundur që palët të arrijnë një marrëveshje që është më e butë se ajo e Hong Kongut”, ka thënë më tej Musk.

Nga ana e tyre, Pekini dhe Tajpei kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj idesë së njeriut më të pasur në botë.

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara e vlerësoi idenë, ndërsa homologu i tij tajvanez deklaroi se “liria e ishullit nuk është në shitje”.

Vlen të theksohet se komentet e Musk vijnë në një kohë kur makinat elektrike të prodhuara nga kompania e tij shënuan një rekord shitjesh në Kinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026