Dritan Abazoviç takon Papën: Mali i Zi dhe Vatikani në lidhje mijëravjeçare
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviç, ka takuar kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun, në fillim të vizitës së tij zyrtare dyditore në Selinë e Shenjtë, me ftesë të Papës.
“Mali i Zi dhe Vatikani janë të lidhur me lidhje mijëravjeçare të karakterit universal, nga të cilat lindi një trashëgimi e pasur kulturore dhe historike”, tha Kryeministria, shkruan Euronews Serbia.
Pas takimit me Papa Françeskun, Abazoviç tha se Mali i Zi mund të jetë një vend ku do të zhvillohen takimet e liderëve të mëdhenj fetarë të botës, të cilët në këtë moment duhet të bëjnë një përpjekje dhe përgjegjësi shtesë për të promovuar idenë e paqes në botë.
“Mali i Zi mund të jetë një vend ku bashkohen mendimet, kulturat dhe traditat e ndryshme, por në një mënyrë që promovon vlerat universale të demokracisë dhe dialogut”, tha Abazoviç, transmeton Mina.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës