Ish-presidenti i KOKSH-it: Veliaj tha se s’do të ketë beton, nuk e mbajti fjalën
Ish-presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk e ka mbajtur premtimin për të mos betonizuar kryeqytetin.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bezhani u shpreh se në Tiranë nuk ka fusha sportive ku të stërvitet rinia.
“Nuk kemi asnjë fushë ku të stërvitet rinia jonë, ne nuk kemi terrene sportive, ne kemi pallate 15 dhe 30 katëshe. Nëse e mbani mend në fillim fare, sepse kam qenë vetë që i kam bërë fushatë këtij kryetart të bashkisë, tha se nuk do ketë më beton. Shikoni çfarë i ka bërë betonit. Nuk jam me bashkinë kur i vendos tarifë fushave sportive”, theksoi ai.
Nga 1 tetori, fushat në Parkun e Liqenit Artificial janë bërë me pagesë në vlerën 1300 lekë.
Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në