Avdullah Hoti apel Stoltenbergut: Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Me këtë rast, shefi i ekzekutivit kosovar e vlerësoi edhe punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Hoti e ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Po ashtu, z. Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania