Vuçiç takon ambasadorin rus në Beograd, diskutojnë për Kosovën
11 Tetor 2022 |
13:02
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Gjatë takimit ata biseduan për tema në fushën e bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkëmbyen mendime për çështjet gjeopolitike, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç dhe Bocan-Harçenko kanë biseduar gjithashtu edhe për situatën në Kosovë dhe atë në rajon.
“Dhe me këtë rast, presidenti Vuçiç përsëriti se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së paqes dhe bashkëpunimit, si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera, Vuçiç falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania