Amnistia fiskale do favorizonte botën e krimit, thotë Meta
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se amnistia fiskale, e propozuar nga kryeministri Edi Rama, ka për qëllim të favorizojë botën e krimit.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se amnistia do kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
“Kjo iniciativë e kryeministrit aktual, do favorizonte qartësisht botën e krimit, duke iu ofruar mundësi që të ardhurat e përfituara ndër vite për aktivitetin kriminal nga grupe të organizuara, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërish tregun financiar në mënyrë të ligjshme. Do goditej drejtpërdrejtë biznesi indershëm dhe iniciativa e ndershme, do kriminalizohej e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare”, theksoi ai.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.
Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar, dhe për ta bërë këtë duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta