Kulluri: Gjyqtarët e prokurorët kanë frikë, kërcënohen nga krimi i organizuar
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri theksoi se gjyqtarët në vendin tonë mund të kenë dhe frikë pasi mund të përballen me kërcënime.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri theksoi prokurorët dhe gjyqtarët mund të kërcënohen nga krimi i organizuar.
“Gjyqtarët mund të kenë dhe frikë. Kur themi që politika është e lidhur me krimin, kjo nuk i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët nga kërcënimet që mund t’u vijnë duke përdorur krimin e organizuar. Dhe joshja është problem”- theksoi Kulluri.
Ai tha se njerëzit e pushtetshëm në këtë vend kanë privilegje dhe sipas tij këtë e kanë kuptuar dhe amerikanët.
“Faktorët politikë në Shqipëri kurrë nuk e patën prioritet drejtësinë, barazinë para ligjit. Në këtë moment u desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Ajo që ka pasur rëndësi për SHBA ka qenë SPAK dhe OFL.
Njerëzit duan të kenë drejtësi. Sistemi dhe shoqëria shqiptare duhet ta synojnë këtë, që të gjithë jemi të barabartë para ligjit. Problemi është te personi që është lart. Njerëzit e pushtetshëm kanë privilegje në këtë vend, dhe kjo sjellë padrejtësi te qytetarët. Këtë e kanë kuptuar amerikanët. Njerëzit e dinë se kush janë politikanët e korruptuar që kanë bërë dëm në këtë vend. Çështjet që janë sot në SPAK janë të ditura”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U pa si shpëtimtar”, Kulluri tregon gabimin që bëri Berisha
- Sa e ndihmon Meta opozitën? Kulluri: Partia e Lirisë është parti personale
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron sërish Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasojat