Qytetarët në Maqedoninë e Veriut të zhgënjyer nga ndihma ekonomike
Ndihma e parashikuar nga pakoja ekonomike në Maqedoninë e Veriut nuk i ka kënaqur shumicën e qytetarëve. Kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve. Shumat prej 50 deri në 200 euro për ta janë shumë pak. Pensionistët, personat që përfitojnë ndihmë sociale, apo edhe sipërmarrjet e vogla dhe te mesme janë përfituesit e pakos.
“50 euro janë thuajse asgjë, duke marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve, nuk vlejnë fare”
“Nuk janë të mjaftueshme duke marrë parasysh çmimet. Gjithçka është shtrenjtuar prandaj. Shteti e di se sa shkojnë shpenzimet mujore. Jam e bindur se kjo ndihmë është e papërfillshme”
Rritja e çmimeve rrit shpenzimet. 200 euro nuk i dalin as një familje me minimumin e anëtarëve.”
“1500 denarë janë shumë pak, nuk bëjnë asnjë dallim. Kujt i mjaftojnë këto para? As për ushqim nuk të mjaftojnë”- theksojnë qytetarët.
Por ka qytetarë që mendojnë ndryshe sa i përket ndihmës që ka parashikuar shteti për disa kategori.
“Kaq janë mundësitë e shtetit, nuk është hera e parë që përballemi me vështirësi, do t’ia dalim.”
“Për mua mjaftojnë, për dikë tjetër jo, në kushtet që jemi, vlen çdo ndihmë”- shprehen ata.
Pako e fundit ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është 350 milion euro.
Kategoritë e rrezikuara sociale do të marrin nga 200 euro në total, apo nga 50 euro në muaj. Pensionistët me pensione më të ulëta se 180 euro do të marrin nga 100 euro në total, ndërsa ata që marrin mbi 180 euro pension do të gëzojnë vetëm 50 euro shtesë nga shteti.
Sipas analizave të sindikatës së punonjësve, një familjeje më 4 anëtarë në Maqedoninë e Veriut në muajin korrik i janë dashur të paktën 659 euro për të mbuluar nevojat minimale. Thuajse gjysma e kësaj shumë shkon për ushqim, ndërsa pjesa tjetër për banim, transport, higjienë dhe shumë pak mbeten për shëndet dhe kulturë. Ndërsa me shtrenjtimit e fundit, as kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Maqedoni e Veriut, opozita ultimatum qeverisë për zgjedhje të parakohshme
- Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për disa kategori
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut