Deputeti ukrainas flet shqip në KiE: Kosova është Evropë
Anëtari i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka thënë se Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Parlamentit të Ukrainës që të njoh pavarësinë e Kosovës.
Deputeti ukrainas ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Këshillit të Evropës dhe sipas tij në këtë mënyrë Evropa do të jetë më e fortë, shkruan KosovaPress.
Madje ai është drejtuar në gjuhën shqipe duke thënë se Kosova është Evropë.
“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin, 12 vende nuk e kanë njohur ende atë. Ju drejtohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si një shtet të pavarur për çka ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës, dhe vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë, dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Unë i bëj thirrje parlamentit të Ukrainës për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara. Jam i sigurt se këto vende mund të jenë pjesë shumë e fortë e projektit tonë të madh të përbashkët, por për këtë duhet të punojmë. Le të mbështesim votën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le të mbështesim Ballkanin Perëndimor, “Kosova është Evropë”, ka thënë deputeti ukrainas.
Në punimet e sotme të Asamblesë së Këshillit të Evropës për herë të parë fjalën e ka marrë Kosova e cila është përfaqësuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci e mbijetuar e luftës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Serbët më kërcënuan për rezolutën për njohjen e Kosovës, thotë deputeti ukrainas
- Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Është koha që Ukraina ta njohë Kosovën
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania