Tafçiu: Në fe dënohet dhuna e vrasja, e drejta e gruas nëse do të mbulohet apo jo
Në Iran kanë rifilluar sërish protestat për vrasjen e Mahsa Aminin më 16 shtator, pasi kësaj të fundit i kishin dalë disa flokë nga hixhabi.
Pedagogia myslimane Malvina Tafçiu, në një intervistë për Euronews Albania, tha se në fe nuk ka dhunë ndërsa shtoi se mënyrë kategorike është e dënueshme të bësh krim apo të vrasësh një person.
“Lidhur me të ashtë quajturën shtet islamik të Iranit, ai është një sekt në minorancë, nuk është në mazhorancë, pra nuk është përfaqësues i denjë i islamit të vërtetë.
Sipas interpretimit pa diskutim që në fe nuk ka dhunë dhe në mënyrë kategorike është e dënuar të bësh një krim apo të vrasësh një person.”- tha ajo.
Ajo shtoi se është e drejta e gruas nëse do të mbulohet apo jo.
“Mbulesa në Islam është një detyrë ose një obligim që Zoti ia ka veshur çdo femre që ka arritur moshën e pjekurisë. Mënyra se si mund të mbulohesh është një e drejtë e jotja. Flokët nuk është mirë të dalin”-nënvizoi ajo.
Më tej shtoi se 22-vjeçarja në Iran, nuk ka zbatuar një rregull të mbajtjes së shamisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të i marrësh jetën.
“Ajo nuk ka zbatuar një rregull, por kjo nuk do të thotë se asaj duhet t’i marrësh jetën, është e drejta e saj e mbulimit dhe zbulimit.
Në Teheran është një sekt në minorancë. Shamia duhet të shikohet si shenjë e devotshmërisë, e anës shpirtërore. Nëse ti nuk e ndjen për ta kryer këtë lloj obligimi, nuk ka polici që ty të detyron”-përfundoi pedagogia.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut