Testimi në aeroport, në Romë pasagjerët në radhë për të ditur nëse janë të infektuar
Frika se mund të jesh infektuar nga COVID-19 është tashmë pjesë e paketës së pushimeve të këtij viti. Sapo mbërritën në aeroport, këta pushues u vendosën në radhë për të pritur testimin ndaj virusit.
Hapi i parë për ta është plotësimi i disa dokumenteve, më pas së bashku me një zyrtar të aeroportit japin detaje të mëtejshme personale.
Në varësi të fluksit të pasagjerëve, duhen rreth 40 minuta për të arritur në një nga pikat ku kryhet testimi.
Që nga e diela e kaluar në aeroportin Fiumicino kanë nisur testet e shpejta të cilat kryhen në këtë zonën gri këtu. Kjo do të thotë se të gjithë ata që vijnë në këtë aeroport do të mësojnë brenda 30 minutash nëse janë të prekur nga COVID-19.
E teksa presin rezultatin, disa prej tyre ndiejnë ankth e frikë. Ndonëse pjesa më e madhe e pasagjerëve nuk duken shumë të shqetësuar. Madje, ata mendojnë se testimi ka plot përparësi.
“Është normale të ndiesh pak ankth, sepse ndonëse ndihesh i sigurt se ke ndjekur të gjitha masat, në fund të fundit nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, thotë një turiste.
Në radhë ka plot të rinj. Ata janë personat që po udhëtojnë më shumë në këto ditë dhe më shumë të riskuar nga COVID-19. Mes tyre ka edhe udhëtarë të huaj.
“Mendoj se kështu duhet të veprohet për të gjithë Evropën, ose vetëm për shtetet e BE ose zonën Shengen, sepse vetëm para një ore ne mësuam se duhet të testohemi”, thotë një i ri.
Në Lazio, gjysma e rasteve të reja me coronavirus janë transportuar nga pasagjerë të huaj.
“Nëse nuk do të kishim marrë këto masa, ne asnjëherë nuk do të kishim identifikuar 6 raste me COVID-19. Disa prej tyre do të ndalonin në Romë, ndërsa të tjerë planifikonin të shkonin në Toskana dhe Kampania. Roma është pika qendrore për shumë turistë të cilët më pas lëvizin në të gjithë vendin”, shprehet Alessio d’Amato, ekspert shëndeti.
Pikat e testimit në automjete ofrojnë një alternativë të shpejtë për qytetarët. Në kryeqytetin Italian ka të paktën 10 pika të tilla.
Nuk ka aspak rëndësi nëse njerëzit testohen këtu apo në aeroport. Testi është i detyrueshëm brenda 48 orëve për të gjithë ata që mbërrijnë në Itali. Ata që nuk ndjekin procedurat do të gjurmohen nga autoritetet duke rrezikuar edhe dënime penale.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni