Vetingu konfirmon Gjovalin Lokën, drejtuesi i lartë rezulton ish-sigurims, por nuk ka firmosur dokumente
Pas pushimeve verore, vetingu në polici iu rikthye punës me një nga drejtuesit e zinxhirit komandues të uniformave blu.
Para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit doli drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka. Ndër gjetjet kryesore të KJV-së ishte e shkuara si operativ i Sigurimit të Shtetit në Kukës për një periudhë 5-mujore në vitin 1991.
Por shpjegimet e autoritetit të dosjeve dhe vetë subjektit sqaruan trupën gjykimit se kjo nuk përbënte kriter ndalues, për sa kohë Loka kishte mbaruar shkollën dhe gjatë periudhës së shkurtër të punës, nuk ka firmosur dokumente apo të ketë kryer veprime të tjera për llogari të sigurimit të shtetit.
Komisioni evidentoi si problem dhe konflikt të mundshëm interesi edhe një kompani në emër të Lokës për eksportin e kastravecave të detit në Turqi, por këtij aktiviteti i është revokuar licenca dhe nuk ka gjeneruar të ardhura.
Në përfundim Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Lokën, i cili më parë ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të policisë në Shkodër.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit