Rama në Këshillin e Evropës: S’ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë
Kryeministri Edi Rama kërkon në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg anulimin e raportit të Dick Marty.
Rama nënvizoi gjatë fjalës së tij se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë.
Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se Kosova është një republikë e pavarur.
“Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat dhe objektin e procesit të Berlindit, pasqyron vullnetin tonë. Për të shkuarën, të vërtetat që zgjedhim të vëmë në dukje, si mendojmë se jemi dhe si të tjerët na perceptojnë, të gjitha këto kanë vlerë. Këtu vij tek çështja kryesore që doja të ngritja me ju sot. Arsyen përse ka rëndësi jo vetëm për ata që janë prekur drejtpërdrejtë, por për të gjithë ne. Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin tek politika dhe tek institucionet ndërkombëtare. Ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjatë gjithë jetës që mbrojnë lirinë e tyre, ndërkohë që janë mes dhunës. Ky është rasti i kombit të Ukrainës sot. Nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë dhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova është emri zyrtar jo Kosovë, Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta