Shuhet ‘zonja e mistereve’, aktorja e njohur ndërron jetë në moshën 96-vjeçare

12 Tetor 2022 | 22:24

Aktorja amerikane Angela Lansbury, e njohur botërisht për interpretimin në serialin policor “Murder, She Wrote”, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

E nominuar tre herë për çmimin Oscar, Lansbury pati një karrierë të gjatë 8 dekada në botën e kinemasë, televizionit dhe teatrit.

E lindur në vitin 1925, ajo ishte një nga yjet e mbijetuara të së ashtuquajturës Epoka e Artë e Hollivudit.

Portretizimi që Lansbury i bëri detektives së improvizuar Jessica Fletcher në serialin e sipërpërmendur i solli asaj miliona adhurues nga e gjithë bota.

Ajo e mori rolin në fjalë në vitin 1984 dhe e mbajti për 12 vjet, periudhë gjatë të cilës u xhiruan plot 9 sezone. Përveç se të famshme, shfaqja e bëri atë një nga aktoret më të pasura të Shteteve të Bashkuara, me 100 milionë dollarë të ardhura.

Familja e saj bëri të ditur se Lansbury ndërroi jetë në gjumë, kur ishte vetëm 5 ditë nga ditëlindja e saj e 97-të.

Me të marrë vesh lajmin, fansa të shumtë bënë homazhe në yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026