Në kërkim autori i plagosjes në Vlorë, një tjetër i arrestuar për moskallëzim krimi

13 Tetor 2022 | 10:50

Policia ka shpallur në kërkim 20-vjeçarin D.T, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së Sebastjan Llalaj në Llakatund të Vlorës, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive banale.

Ndërkohë në pranga është vënë edhe 30-vjeçari K.M, i pranishëm në konflikt, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen.

Ai ndodhej nën arrest për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetas tjetër së bashku me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026