Grabiten bizhuteri me vlerë 1 miliard euro nga muzeu i Dresdenit
Grabitësit kanë hyrë në një prej muzeve më të vjetër në Evropë dhe kanë marrë bizhuteri dhe artefakte me një vlerë prej rreth 1 miliard euro, pjesë e koleksionit Kasaforta e Gjelbër.
Në një deklaratë për shtyp, policia ka thënë se diamantet e vjedhur janë tejet të çmuar dhe se kanë shpallur në kërkim dy persona.
Policia nuk përjashton mundësinë e përfshirjes edhe nga persona të tjerë.
Nga kamerat e sigurisë vërehen grabitësit duke hyrë nga dritarja. Më pas, ata kanë thyer xhamin mbrojtës për të marrë sendet me vlerë dhe kanë dalë nga dritarja e pasme.
Grabitësit kanë arritur të marrin diamante, rubin dhe smerald nga shekulli i 18-të, ka konfirmuar policia e Dresdenit dhe zyrtarë të muzeut.
Ngjarja është cilësuar si grabitja më e madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.
Policia ka rrethuar Muzeun e Dresdenit i cili ka një ndër koleksionet më të mëdha të bizhuterive në Evropë.
Muzeu ka konfirmuar se grabitja është kryer në pjesën historike të koleksionit “Kasaforta e Gjelbër”, por nuk ka dhënë informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen.
“Kasaforta e Gjelbër” është krijuar në Shekullin e 18-të nga “Augusti i Fortë”, i cili njihet edhe si “I Zgjedhuri i Saksonisë” dhe më tej Mbreti i Polonisë.
Grabitësit nuk kanë arritur dot të marrin thesarin më të famshëm në muze, “Diamantin e Gjelbër” 41-karatsh të Dresdenit, i cili është aktualisht i huazuar nga Muzeu i Artit Metropolitan të Nju Jorkut.
Michael Kretschmer, kryeministri i Republikës Federale të Saksonisë ka thënë se: “Bizhuteritë në Kasafortën e Gjelbër dhe Pallati ku ato ndodheshin janë ndërtuar me mund nga populli i Saksonisë, për shekuj me radhë,” duke shtuar se grabitja ishte një goditje e madhe për të gjithë vendin.
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq