‘Evropa si në mesjetë’, Putin fajëson Perëndimin për përçarje në tregun energjetik

13 Tetor 2022 | 14:53

Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian kanë arritur një konsensus të përgjithshëm për të filluar blerjet e përbashkëta të gazit përpara verës 2023.

Në takimin e tyre në Pragë, komisionerja e BE-së për energjinë Kadri Simson tha se çmimet e gazit mbeten të paqëndrueshme dhe nevojiten më shumë masa për të lehtësuar krizën duke përfshirë nevojën për të reduktuar gazin.

“Flukset e gazsjellësit rus kanë rënë nën 10% dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të BE-së rrisin më tej pasigurinë. Kjo është arsyeja pse Komisioni po punon për të paraqitur paketën e tij të propozimeve më 18 tetor dhe nuk do të jetë paketa e fundit,  ne duhet të vazhdojmë të zhvillojmë mjetet tona dhe të përshtasim qasjen  me zhvillimin e situatës”, tha Kadri Simson, Komisionere për Energjinë.

Më herët në një forum energjetik në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se vendi i tij ishte një furnizues i besueshëm i energjisë dhe fajësoi Perëndimin për përçarje në tregun e energjetik.

Është gjykata e BE-së  që duhet të zgjidh krizën, shtoi shefi i Kremlinit.

“Evropianët e zakonshëm vuajnë. Faturat e tyre të energjisë elektrike dhe gazit janë trefishuar në një vit. Popullsia, si në mesjetë, filloi të grumbullonte dru zjarri për dimër. Çfarë lidhje ka Rusia me të? Dhe ato janë vazhdimisht duke u përpjekur t’i fajësojnë dikujt për gabimet e veta, në këtë rast Rusisë. Është faji juaj”, theksoi Putin.

Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, vendet e BE-së kanë bërë përpjekje për të përdorur më pak energji ruse pasi Moska po përdor të ardhurat për të financuar luftën e saj.

Së bashku me shkurtimet e mëdha të furnizimeve nga Rusia, blloku 27-vendesh po tërhiqet nga çmimet e gazit pothuajse 90% më të larta se një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026