Shpenzohen 4 mln euro, KESH blen sërish energji
Fatura e blerjes së energjisë elektrike në tregun e huaj është rritur në muajin tetor. Pas mbylljes së procedurës për të gjithë muajin, ku KESH shpenzoi 34 mln euro, tashmë janë shpenzuar edhe 4 mln euro të tjera.
Blerjet janë bërë gjatë ditëve të fundit ku çmimi rezulton 2 herë më i ulët se në ditën e parë të tetorit.
Bashkë me blerjet në muajt parardhës, fatura që vendi ynë ka paguar për rrymë gjatë këtij viti, deri më tani mbërrin 334 mln euro.
Nga ana tjetër, situata me prodhimin vendas duket e mirë, edhe pse reshjet e ditëve të fundit, nuk kanë rritur nivelet aktuale në HEC-et e Drinit.
KESH raporton se prurjet në Koman e Fierzë janë 60 dhe 65 m3 në sekondë, ndërsa rezervën aktuale energjitike, po e ruan për muajt e ftohtë të dimrit kur nevojat për konsum do të rriten.
Ndërkohë, për rritjen e prodhimit pritet të vihen në funksion në fund të këtij viti, edhe dy TEC-et lundruese në Vlorë, që do të garantojnë furnizim për rreth 200 mijë abonentë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West