PE kërkon penalizimin e Serbisë për mosvënien e sanksioneve ndaj Rusisë
Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit. Përmes këtij raporti kërkohet që procesi i negociatave të anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, por edhe dhënia e fondeve të BE-së, të kushtëzohet me mbështetjen e Beogradit për sanksionet ndaj Moskës.
“Duhet të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Dhe të avancojnë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe të bëjë përparim domethënës në reformat e nevojshme për integrim në BE”, thuhet në raportin e PE-së.
Raporti për strategjinë e re të zgjerimit kërkon që procesi i zgjerimit të reformohet, në mënyrë që të shpërblehen ato vendeve që avancojnë në përmbushjen e kritereve, por edhe të sanksionohen ato shtete që shënojnë kthim prapa në këtë proces, shkruan REL.
Raporti u përgatit nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula, dhe ai u miratua me 49 vota për, pesë kundër dhe tetë abstenime.
PE-ja, përmes raportit për strategjinë e zgjerimit, po ashtu ka propozuar që të ndryshohet mënyra e miratimit të vendimeve, duke hequr dorë nga unanimiteti për të kaluar në votim me shumicë të kualifikuar në Këshill.
Marrja e vendimeve përmes votimit unanim shpesh ka mundësuar që në të kaluarën, shtete të caktuara anëtare të bllokojnë hapjen apo mbylljen e kapitujve negociues.
Në këtë raport, disa herë përmendet se besueshmëria e procesit të zgjerimit, por edhe i BE-së në tërësi, është dëmtuar për shkak se disa shtete anëtare, për shkak të interesave nacionale kanë bllokuar këtë proces. Kjo, sipas raportit, ka “krijuar hapësirë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm në rajon”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania