Tentoi të vidhte me armë një banesë, arrestohet pas 1 viti 28-vjeçari në Durrës
Një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “The End”.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu P. P, banues në Katund Sukth, Durrës, pasi tentoi të vidhte me armë, një vit më parë, në banesën e një personi.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Më datë 08.10.2021, 28-vjeçari në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar, kanë tentuar të vjedhin me armë, në banesën e një personi në fshatin Katund Sukth.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë