Çfarë i kërkoi Putin-Erdoganit? Detaje nga takimi
Në nisje të samitit rajonal në Kazakistan, presidenti turk Erdogan u takua me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Shefi i Kremlinit vlerësoi se Turqia ishte rruga më e besueshme për dërgimin e gazit në Bashkimin Evropian dhe propozoi që aty të ndërtohet një qendër furnizimi.
Propozimi vjen pasi Rusia kërkon të ruajë ndikimin e saj energjetik mbi Evropën ndërsa ridrejton furnizimet nga tubacionet e gazit Nord Stream Baltik, të dëmtuara në shpërthimet e muajit të kaluar që janë ende nën hetim.
Edhe Erdogan mbrojti marrëdhëniet tregtare të Ankarasë me Moskën por nuk komentoi propozimin e Putin.
Ndërmjetësimi turk rezultoi jetik në lehtësimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Turqisë, Kombeve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll për të rihapur disa porte ukrainase për të zhbllokuar drithërat që kishin ngecur për muaj të tërë për shkak të luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë .
Turqia është një nga vendet më aktive që punon për të siguruar një armëpushim të përhershëm midis Ukrainës dhe Rusisë. Duke mbajtur hapur kanalet e komunikimit me të dyja palët ndërluftuese Erdogan jep një fije shprese në përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur paqen në krizën e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet