Skënderbeu kalon lehtësisht Maliqin, synim mbetet superiorja

13 Tetor 2022 | 16:08

Skënderbeu ka triumfuar në derbin ndaj Maliqit, duket mos hasur asnjë pengesë as në ndeshjen e dytë të kupës së Shqipërisë.

Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli dominoi plotësisht ku fitoi  3-0, ndërsa regjistroi në total rezultatin 8-1.

Ndeshja e zhvilluar në Korçë ishte më tepër një test ku u aktivizuan dhe lojtarët nga skuadra e 19-vjeçarëve.

Tekniku lushnjar pohon se të rinjtë i dhanë impakt lojës.

“Përpos pjesë së lojtarëve që nuk kanë marrë më tepër minuta, u munduam që të marrim edhe 5-6 lojtarë nga akademia. Pozitive si lojë”- tha ai.

Objektivi i Skënderbeut mbetet kthimi në Superiore.

“Skuadra nuk do të mendoj fundin se çfarë do të ndodhë, por duhet  të mendojë ndeshjen e radhës, pasi gjërat mund t’i kemi më të lehta”- shtoi ai.

Atmosfera në grup është e mirë, ku janë ndërthurur eksperienca me freskinë e lojtarëve të rinj.

“Mendoj se luajtëm mirë të gjithë çunat, rëndësi ka që fituam dhe fitorja na bëri që të ndihemi mirë.”- tha lojtari.

Skënderbeu në kampionat renditet në vendin e 6-të, ndërkohë që ndeshja e radhës është përballë Tomorit në Berat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026