Pyetjet që presin përgjigje, “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” letër Manastirliut për përballimin e pandemisë
Radhët kilometrike të krijuara në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës krijuan kaos me ditë të tëra. Një 10-vjeçar nga Lezha humbi jetën në Bularat të Gjirokastrës, ndërsa mijëra qytetarë kaluan ditë e net në temperatura të larta, pa ujë dhe pa ushqime. Por kjo situatë mund të parandalohej, sipas Florjan Haçkajt.
“Mendojmë se shteti duhet të kishte pasur dijeni sesa emigrantë kanë hyrë dhe të bënte llogari pasi doli lajmërimi nga shteti grek që duhet të ketë testime dhe duhet të vinë deri këtë datë dhe të ishte I përgatitur. Kemi disa shembuj nga vendet ku në jetojmë marr rastin e Gjermanisë, Zvicrës, ku këto teste ofrohen pa pagesë për shtetasit e vet, si taksapagues, në kohë pandemie, marrin testet për të ruajtur të gjithë shoqërinë”, tha ai.
Tashmë, kryerja e testeve të Covid-19 mund të realizohet edhe pranë dy laboratorëve privatë. Por “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka ngritur disa pyetje në lidhje me këtë proces, si dhe kapacitet që ka vendi ynë për të përballuar pandeminë.
-A keni një shifër sesa është numri i emigrantëve shqiptarë që janë në Shqipëri dhe do të udhëtojnë drejt Greqisë?
-Sa është kapaciteti për teste në ditë?
-Testi i dalë është në anglisht apo duhet të përkthejnë vetë qytetarët?
-Sa kushton kryerja e një testi dhe a është çmim fiks, pse Kosova i ka 20 euro?
Pyetja e gazetares: Keni marrë një përgjigje?
Florjan Haçkajt: Jo!
Euronews Albania tentoi të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me letrën e dërguar, por edhe në këtë rast nuk mori një përgjigje.
Ndërkohë në Kosovë, të dyja testet, sipër Covid ashtu edhe ai serologjik, variojnë nga 20 deri në 50 euro. Përsa i përket Maqedonisë së Veriut, testi për Covid kushton 70 euro, ndërsa serologjiku 20 euro.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës