Biden sapo mund t’i ketë dhënë Putinit ‘çelësin’ për t’i dhënë fund luftës

13 Tetor 2022 | 17:59

Presidenti amerikan sapo mund t’i ketë siguruar Putin një rrugëdalje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden mund t’i ketë dhënë Presidentit rus Vladimir Putin një rrugëdalje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të shmangur përshkallëzimin që mund të çojë drejt një konflikti bërthamor.

Por sigurisht, ende nuk dihet nëse Putin do ta pranojë atë apo nëse ai do të ketë mjaftueshëm besim tek Amerika.

Fillimisht, çfarë ishte kjo ‘rrugëdalje’?

Biden sugjeroi gjatë një interviste me Jake Tapper në CNN ditën e martë, se Putini “mund të largohet plotësisht [nga Ukraina], dhe mbase mundet ende ta mbajë pozicionin e tij në Rusi”.

Kjo, pasi pyetja që u ngrit ishte nëse udhëheqësi rus do të mund të qëndronte në pushtet nëse nuk arrinte të pretendonte ndonjë lloj fitoreje në Ukrainë.

Biden tha se Putini mund të jetë në gjendje t’i thotë popullit rus “se kjo ishte diçka që ai mendoi se do të kishte kuptim, por tani ai e ka arritur atë që donte dhe është koha për t’i sjellë rusët në shtëpi”.

Disa analistë e kanë parë këtë moment, si një mesazh të nënkuptuar mes rreshtave, me anë të të cilit Biden ka dashur t’i tregojë Putinit se Amerika do ta lejonte atë të shpallte një fitore që i ‘shpëtonte atij fytyrën’ dhe në të njëjtën kohë, Perëndimi do ta toleronte qëndrimin e tij në pushtet në Rusi.

Ky është një lajm i cili mund ta ndryshojë tërësisht dinamikën e luftës në Ukrainë, por fatkeqësisht ka disa pengesa.

Së pari, megjithëse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë mohuar se ka pasur ndonjëherë një politikë të SHBA-së për ndryshimin e regjimit në Rusi, para disa muajsh, ata u detyruan të sqaronin pozicionin e administratës pasi Biden tha se Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet pas kësaj që po bën, duke kërcënuar fundin e regjimit të tij” gjatë një vizite në Poloni.

Zyrtarët thanë se ndryshimi i regjimit nuk ishte politika e administratës Biden, e as qëllimi tij.

Mesa duket, ky skenar i mundshëm është sjellë sërish në vëmendjen publike këtë javë në një kohë që sytë e të gjithë botës janë drejt një takimi të mundshëm midis Biden dhe Putin gjatë Samitit të G-20.

Por, gjasat që ky takim të ndodhë janë tejet të ulëta.

Kjo, pasi edhe pas ftesës së ministrit të jashtëm rus Sergi Lavrov për bisedime mes Moskës dhe Uashingtonit me qëllim ‘angazhimin për t’i dhënë fund luftës’, SHBA nuk u shpreh aspak e gatshme për ta bërë këtë.

Ndërkohë që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, u shpreh se “nuk kishte besim se Rusia kishte vërtetë qëllim të takohej për të diskutuar të ardhmen e luftës”, përgjigja e presidentit Biden ishte akoma më e çuditshme.

I pyetur nëse do të ishte i hapur për një takim me presidentin rus gjatë Samitit të G-20, Biden u duk se bëri një koment qesharak, duke thënë se ai do të ishte “i gatshëm të takohej me Putin vetëm për të diskutuar rreth basketbollistes amerikane që u arrestua në Moskë pasi u gjet me kapsula me vaj kanabisi gjatë një ndeshjeje në Rusi – dhe jo për të folur për Ukrainën!”

Kjo na sjell edhe tek pika e fundit që është pikërisht mungesa e besimit e të dyja palëve tek njëri-tjetra.

Në këtë pikë, një tërheqje e Putin nga Ukraina pa asnjë pasojë apo kërcënim nga Perëndimi se ai do të vihej para përgjegjësisë për krimet në Ukrainë – do të ishte një zgjidhje ideale.

Problemi është se sa e beson Putin, SHBA-në?

Në një kohë kur qëndrimi i Biden ka ndryshuar në disa raste në të kaluarën, sa i gatshëm do të jetë Putin të besojë deklaratat e Uashingtonit se nëse ai do të tërhiqej nga lufta në Ukrainë, do të ishte i garantuar që Perëndimi nuk do ta përndiqte, qoftë me sanksione apo procese gjyqësore?

Dhe përveç të gjithë kësaj, a ka marrë Putini vërtetë atë që donte në Ukrainë? A po lufton ai një luftë të pashmangshme apo është kjo pikërisht ajo që ai kishte dashur që në fillim dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë qëllim ta ndërpresë tani?

Fakti që përgjigja ndaj këtyre pyetjeve ende mungon, flet shumë për situatën problematike në të cilën e gjithë bota është e detyruar të bëhet pjesë dhe se si kërcënimi i jetës dhe sigurisë së gjithsecilit prej nesh është kthyer thjesht në një pasojë të luftës së forcës mes dy superfuqive globale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026