Cili është vendi që prodhon më shumë akullore në BE?
Stina e ngrohtë e verës rikthen në përditshmëri konsumin e akullores dhe në Evropë viti që lamë pas rezulton të jetë një vit i suksesshëm prodhimi dhe eksporti.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Bashkimi Evropian prodhoi më shumë se 3 miliardë litra akullore, çka rezultoi një rritje prej 6 për qind krahasuar me një vit më parë.
Në të njëjtën periudhë, 27 shtetet anëtare të BE-së, eksportuan 222 mijë tonë akullore në shtetet jo-anëtare, sasi kjo që u përkthye në një total të ardhurash prej 723 milionë eurosh.
Në tërgjithësi, importi i akullores nga jashtë BE-së ishte rreth 82 mijë tonë me vlerë 180 milionë euro. Mirëpo nga statistikat e Eurostat bie në sy Serbia si një nga eksportueset kryesore e akullores drejt vendeve të BE-së me 16 mijë tonë akullore, ose thënë ndryshe rreth 35 milionë euro të ardhura.
Por kush është prodhuesi më i madh i akullores në Evropë?
Mes vendeve anëtare të BE-së, Gjermania rezulton të ketë qenë prodhuesi kryesor gjatë vitit 2019 duke prodhuar plot 635 milionë litra akullore (rreth 21% e totalit të prodhimit në BE). Italia prodhoi 554 milionë litra (rreth 18% të totalit të prodhimit në BE), ndërsa Franca 451 milionë litra (rreth 15% të totalit të prodhimit në BE).
Por ajo që bie në sy nga të dhënat e Eurostat është fakti se Franca ishte eksportuesja më e madhe e akullores me një total prej 55 mijë tonësh (rreth 25% të totalit të eksporteve të BE-së) që në para u përkthyen në rreth 237 milionë euro të ardhura.
Franca la pas Holandën me 35 mijë tonë, Gjermaninë me 29 mijë tonë, Italinë me 18 mijë tonë dhe Spanjën me 16 mijë tonë.
Vendi që importon më shumë akullore nga BE-ja mbetet Britania e Madhe, të gjitha vendet e BE-së bashkë eksportuan drejt Britanisë 128 tonë akullore çka rezulton të jetë 58 për qind e totalit të eksporteve.
Destinacion tjetër kryesor për eksportin e akullores janë gjithashtu Zvicra (12 mijë tonë) dhe Kina (7 mijë tonë).
Lexoni gjithashtu:
Mbi 11.4 milionë biçikleta u prodhuan në BE gjatë vitit 2019, vazhdon të bjerë prodhimi italian
Makinat elektrike, BE rrit ndjeshëm eksportet, mbi 8 miliardë euro të ardhura vetëm në vitin 2019
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta