Eksperti Pano Soko: Aksioni për ndërtimet pa leje, një OFL e dytë

14 Tetor 2022 | 14:23

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko deklaroi se aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje, është i njëjtë si Operacioni Forca e Ligjit (OFL) pak vite më parë, ku kriminelëve u kërkohej të bënin të ditur burimin e parave të tyre.

Në një intevistë për Euronews Albania, Soko nënvizoi se në momentin që katet pa leje nuk sekuestrohen, ashtu siç e parashikon ligji, atëherë kjo është tanimë e legalizuar.

“Është OFL-ja e dytë. E mbani mend çfarë ndodhi me OFL-në? U dërgoi letra kriminelëve, ku e ke gjetur pronën. Nga gjithë ky operacion i madh, u sekuestruan një godinë, një biznes dhe pak dhjetëra mijëra euro. Shteti me këtë operacion, sapo ua ka legjitimuar të tjerëve, se ligji është i qartë; ti nëse nuk e justifikon, të sekuestrohet. Shteti nuk ua ka sekuestaur, do të thotë që ua ka legalizuar.

Doli VKM-ja për ndërtimet pa leje? Në momentin që ty nuk do të të sekuestrohen katet pa leje, janë të legalizuara tashmë. Është e njëjta frymë, ndodhi edhe me OFL-në, ndodhi edhe me ndërtimet. Të dyja ndodhën në prag fushatash elektorale”, theksoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026