Vetëm kafe dhe rrjete sociale, të rinjtë në Durrës lexojnë shumë pak libra
“Kohën e lirë mund ta kalojmë duke ndenjur në telefon, në shtëpi, ose dalim bëjmë ndonjë xhiro, se libra s’lexojmë ne rinia e sotme, s’na tërheqin”.
Kështu u shpreh një e re nga Durrësi për Euronews Albania. Mes ziles së largimit nga shkolla dhe thirrjes së prindërve për të ngrënë darkë, kjo është mënyra se si të rinjtë mbushin kohën e lirë sot.
Ata e shpenzojnë atë mes një ekrani të vogël celulari dhe një ambienti po aq të vogël kafeneje.
Përveç organizimeve private, vetë bashkia nuk ofron aktivitete kulturore, sportive dhe rekreative, që të rinjtë të kalojnë kohën e lirë.
Për më tepër, nuk mund të flasim për përkrahje financiare, për të ndërtuar qendra falas që të rinjtë të merren me aktivitete të ndryshme.
Por përpos kësaj edhe vetë të rinjtë nuk kanë interes, qoftë dhe vetëm për të lexuar.
Sipas një sondazhi të kryer nga “Friedrich Ebert”, 93% e rinisë shqiptare kanë akses të rregullt në internet. Vetëm 1/3 e tyre shpenzojnë kohën e lirë duke lexuar libra. 19% e tyre e bëjnë këtë me raste, 28% lexon shumë rrallë, 22% nuk lexojnë kurrë. Ndërsa 36% e tyre frekuetojnë kafenetë gjatë kohës së lirë.
Një tjetër fakt është se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të kafeneve për numrin e popullsisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet