Italia zgjedh krerët e parlamentit, kontestohen Ignazio La Russa dhe Lorenzo Fontana
Të enjten në Itali u mbajt sesioni i parë parlamentar i legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e muajit të kaluar, të cilat u fituan nga koalicioni i djathtëQëllimi i seancës ishte zgjedhja e kryetarëve të dhomës së ulët dhe asaj të lartë të Parlamentit.
Kështu, Ignazio La Russa, anëtar i partisë Vëllezërit e Italisë, u emërua kryetari i ri i Senatit.
Emërimi i tij hasi kritika të shumta. Së pari sepse shumica e senatorëve të partisë aleate Forza Italia nuk votuan për atë; dhe, së dyti, sepse La Russa njihet si admirues i Benito Mussolinit.
Duhet të kujtojmë se Forza Italia e Silvio Berlusconit, së bashku me Ligën e Matteo Salvinit janë pjesë e koalicionit qeverisës të udhëhequr nga Giorgia Meloni, që nuk është caktuar ende kryeministre.
Ndërkohë, të premten, Lorenzo Fontana, anëtar i Ligës, u caktua kryetar i dhomës së ulët të Parlamentit.
Por sërish, ky emërim u kritikua nga shumë deputetë që brenda sallës së Parlamentit ngritën një baner ku thuhej: “Nuk duam një kryetar Putinian dhe homofobik”.
Mbetet për t’u parë se si këto ndasi do të reflektohen në qeverinë që pritet të betohet, pasi konsultat politike të nisin javën e ardhshme.
Gjithashtu do të shohim nëse Giorgia Meloni do të mund të mbajë të bashkuar koalicionin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar, shpëton për mrekulli vajza e tij
- Rajoni i Italisë ku turistët paguhen për të ardhur, me një kusht të vetëm
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)