Plazhet publike nuk frekuentohen sepse s’ofrojnë cilësi, thotë zv. ministrja

14 Tetor 2022 | 20:40

Zv. ministrja e Turizmit Vilma Bello u shpreh se plazhet publike nuk ofrojnë të njëjtën cilësi si ato private dhe rrjedhimisht kanë më pak frekuentim.

Këtë deklaratë Bello e bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania. Sipas saj Himara, Saranda dhe Lezha kanë pasur disa sipërfaqe të plazheve publike të mirëmenaxhuara të cilat këtë sezon kanë qenë plotë.

“Saranda ka një vijë bregdetare të vogël dhe sigurisht e ka më problematike dhe zgjedhjen dhe mundësinë e plotësimit të kushtit ligjor 20 apo 30% të sipërfaqeve publike për plazh, ndërsa plazhet të tjera si Durrësi, Shëngjini apo Velipoja e Vlora kanë qenë absolutisht hapësira të lira,” – u shpreh zv. ministrja.

Ndërkohë ka dhe sipërfaqe të mëdha plazhesh që janë publike, por njerëzit zgjedhin vetë të mos shkojnë pasi nuk kanë kushte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025