Ndalohen tifozët udhëtues, në Angli hartojnë planin për rikthimin e mbështetësve në stadiume më 3 tetor

22 Gusht 2020 | 11:50

Sezoni i ri i Premier League do të jetë padyshim ndryshe nga sa jemi mësuar, pasi në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19, masat e marra janë mjaft të rrepta.

Federata angleze po punon për të rikthyer tifozët në stadiume duke nisur nga 3 tetori, por natyrisht do të ketë një kufizim të pjesëmarrjes prej 20 deri në 30% të numrit të tifozëve që do të lejohen në stadium.

E sigurt duket se në sezonin e ri në asnjë impiant të Anglisë nuk do të ketë tifozë të skuadrës mike, pasi rreziku për përhapjen e infeksionit është i madh, nëse do të ketë lëvizje masive nga njëri qytet në tjetrin.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, tifozët anglezë mund të rikthehen në stadiume në datën 3 tetor, por gjithçka do të varet nga situata e pandemisë në Britani, pasi nëse përkeqësohet, do të ketë hapa pas dhe rishqyrtim të mundësisë së rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026