Rrugët pa sinjalistikë për të verbrit, mbi 13 mijë persona nuk shohin në vend
15 tetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të tyre në vendet ku jetojnë.
Në “Ditën e shkopit të bardhë”, shoqatat e të verbërve të Shqipërisë, u mblodhën para pallatit të kongreseve për një sërë kërkesash. Rrugët nuk kanë asnjë sinjalistikë për ta. Shkopi është i vetmi orientim.
“Kemi dalë për ‘ti kërkuar qeverisë të na plotësojë kushtet edhe për lëvizjen në rrugë se nuk janë rrugët normale, rruga nuk ka shenja për ne të verbërit”, u shpreh një nga protestuesit.
“Rruga duhet të ketë semaforët, marrim një pagesë 13500 lekë. Sigurisht që nuk del sepse vetëm për të marrë një pajisje të përshtatshme për të verbërit, një kompjuter që nuk ka në gjuhën shqipe, shkon mbi 1 milion lekë”, tha një tjetër.
Në Shqipëri janë rreth 13,500 të verbër, të citë çdo vit kërkojnë që t’u kushtet më shumë vëmendje, në plotësimin e kushteve më minimale për të jetuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet