Nëntë të vdekur në Kosovë dhe 169 raste të reja me Covid-19

22 Gusht 2020 | 13:22

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nëntë qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 169 raste të reja me Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë konfirmuar të prekur mbi 12 mijë qytetarë nga 46,907 testime të kryera.

Aktualisht në të gjithë Kosovën numërohen 457 të vdekur nga Covid-19, ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 197 pacientë, shifër kjo që ka rritur shpresat e autoriteteve në përballimin me sukses të situatës së vështirë të krijuar për shkak të fluksit të shtuar. 

Rastet pozitive në Kosovë:

Prishtinë 34 raste, Gjakovë 21 raste, Gjilan 17 raste, Podujevë 13 raste,  Fushë Kosovë 12 raste, Mitrovicë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Pejë 7 raste, Viti 6 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Lipjan 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Prizren 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste,Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19 ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet tek subjektet tregtare, por edhe tek ato qytetarë, të cilët thyejnë rregullat dhe nuk mbajnë maskë.

Ekspertët shëndetësorë kanë theksuar se respektimi i masave si mbajtja e maskës, respektimi i distancës, ndalimi i grumbullimeve masive do të mundësojë ndalimin e përhapjes së infeksionit në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026