Inxhinieri Arben Meçe: Ka ende hapësirë në Tiranë për ndërtimin e kullave të tjera

16 Tetor 2022 | 11:08

Inxhineri Arben Meçe thotë se në kryeqytet ka ende hapësirë për të ndërtuar kulla të tjera shumëkatëshe.

Në një intervistë për Euronews Albania, Meçe u shpreh se urbanistika tregon zhvillimin shoqëror, ekonomik, por edhe politik të një vendi.

Sipas tij, ndërtimi i kullave shumëkatëshe tregon që Shqipëria po hyn në një stad të ri zhvillimi.

“Ka akoma më shumë vend. Urbanistika është treguesi i parë i procesit shoqëror, politik dhe ekonomik të një vendi. Është treguesi, nëpëmjet të cilit ne lexojmë çfarë zhvillimi ka vendi ynë në këtë moment, çfarë zhvillimi shoqëror, politik, ekonomik. Jemi në një moment tjetër të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Zhvillimi i ndërtimeve të larta tregon që ne po futemi në një stad të ri. Për herë të parë shohim kapitalistin real”, theksoi ai.

Vlera e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë përgjatë dy viteve 2020 dhe 2021 arrin në rreth 800 milionë euro.

327 milionë euro është vlera e atyre të dhëna në 2020 dhe rreth 470 milionë euro e lejeve të dhëna në 2021.

600 milionë euro përllogaritet shuma e investimit për godina shumëkatëshe, si për banim ashtu edhe për hoteleri, qendra tregtare apo aktivitete të tjera biznesi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026