Ditari i Ratko Mlladiç, artisti serb prezanton 400 faqet e bllokut personal të kriminelit të luftës

23 Gusht 2020 | 11:35

Për thuajse 4 vjet, artisti serb Vladimir Miladinoviç e fillonte ditën me një kafe dhe me ditarin e një prej kriminelëve më mizorë të luftës së Ballkanit, Ratko Mlladiç.

Fjalë për fjalë dhe me kujdes ai kopjoi 400 faqet e bllokut në fletë të bardha, që tani mbulojnë muret e një ekspozite në Beograd dhe ngrenë pyetjen se si të përballet vendi me një prej kapitujve më të errët të rajonit.

“Në fakt kam shqyrtuar çdo fjalë e çdo fjali të 400 faqeve, duke u përpjekur të merrem me këtë material të ashpër të së kaluarës, me të cilin jemi të detyruar të përballemi edhe kur kanë kaluar 25 vjet nga lufta”, thotw Vladimir Miladinoviç, artist serb.

Ish-komandanti i trupave serbe të Bosnjës, të cilat kryen mes të tjerash edhe masakrën e Srebrenicës, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në 2017.

Gjyqi ndaj tij në apel pritet të fillojë më 25 gusht, ndërkohë, shumë serbë e konsiderojnë atë një hero. Ata nuk i besojnë gjykatave ndërkombëtare dhe e konsiderojnë procesin kundër tij të njëanshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026