Masat për parandalimin e COVID-19 krijojnë radhë të gjata në Rinas

23 Gusht 2020 | 15:22

Radhë të gjata dhe grumbullime qytetarësh janë krijuar në aeroportin Nënë Tereza pasditen e së dielës, ndërsa shumë qytetarë janë detyruar të presin në ambientet e jashtme dhe në temperatura të larta.

Shkak për këto grumbullime duket se është bërë vonesa e një avioni që udhëtonte drejt Italisë, ndërkohë që në ambientet e brendshme të aeroportit lejohet të kalojnë vetëm personat të cilët udhëtojnë në fluturimin e radhës.

Në një përgjigje për Euronews Albania, autoritetet aeroportuale thonë se kjo zgjidhje është menduar për të shmangur grumbullimet masive në ambiente të mbyllura brenda terminalit. Qytetaret duhet te futen një nga një në tunelin e dezinfektimit dhe të respektojnë radhën.

Pavarësisht kësaj, duket se në këto kushte është e pamundur ruajtja e distancimit dhe respektimi i të tjera masave të përcaktuara për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026