Pandemia shtoi dhunën në familje, gratë dhe vajzat kategoria më e rrezikuar, fëmijët renditen të dytët

24 Gusht 2020 | 07:21

Të qëndruarit mbyllur gjatë periudhës mars-prill ka shtuar ndjeshëm dhunën në familje. Kjo është një nga gjetjet e raportit kombëtar “Rinia në Shqipëri 2020” të publikuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA). 

Sipas raportit, pandemia shtoi papunësinë dhe varfërinë tek të rinjtë, por edhe dhunën në familje. Të rinjtë e intervistuar kanë pohuar se ata vetë ose të afërmit e tyre kanë përjetuar lloje të ndryshme dhune gjatë pandemisë.

88.1% e të rinjve janë shprehur se kjo dhunë është ushtruar ndaj vajzave dhe grave, të ndjekur në vendin e dytë nga fëmijët me 64.3% dhe në vendin e tretë me 26.2% kjo dhunë është ushtruar ndaj të moshuarve.

“63% e atyre që i janë përgjigjur pyetësorit na kanë thënë se është vënë re një lloj rritje e dhunës në familje, përgjatë kohës së karantinës, flasim për muajt Mars-Prill. Një ndër format kryesore të dhunës ka qenë ajo psikologjike.  Një ndër format e raportuara ka qenë dhe dhuna në internet, kjo për faktin se përgjatë pandemisë, fëmijët kanë pasur më shumë kohë dhe mundësi të qëndrojnë në internet dhe në mënyrë të pakontrolluar. Raportimet për dhunë në internet, raportime, shantazhime apo vjedhje adresash kanë qenë të shumta, të paktën një raportim në ditë”, tha Ervoja Osmani, mbrojtëse e të drejtave të fëmijëve.

Por, çfarë ka ndikuar në rritjen e dhunës në familje?

“Karantimi në mënyrë të menjëhershme ka qenë një faktor që ka ndikuar në rritjen e stresit tek qytetarët. Jo të gjitha familjet periudhën e karantinës e kanë pasur luksin ta përdorin si diçka për të kaluar kohë me familjen. Ka pasur familje që për shkak të pandemisë mund të kenë humbur punën dhe ky mund të jetë një faktor që mund të ndikojnë në rritjen e tensionit në familje”, tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026