Çfarë janë dronët kamikazë? Ukraina akuza Iranit se i ka çuar në Rusi

17 Tetor 2022 | 13:43

Gati 40 dronë u rrëzuan në të gjithë vendin mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm, thanë forcat e armatosura të Ukrainës.

Në jug rreth porteve të Odesa dhe Mykolaiv, 26 dronë kamikazë u kapën, ndërsa në Ukrainën veriore dhe qendrore, që përfshin Kievin, 11 u nxorën me sukses. Në të njëjtën kohë, tre raketa lundrimi në Ukrainën lindore u kapën gjithashtu.

Por çfarë janë dronët kamikazë?

Dronët kamikazë janë armë të vogla ajrore të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin.

Ndryshe nga dronët e tjerë, të cilët supozohet të kthehen në shtëpi pas hedhjes së raketave, dronët kamikazë janë njëpërdorimësh.

Emri rrjedh nga pilotët japonezë që dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti Zelensky ka akuzuar më parë Rusinë për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani. Irani mohon furnizimin e tyre, ndërsa Rusia nuk ka komentuar

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026