Britania në krizë politike, Truss nën vorbullën e kritikave për planin ekonomik
Nuk ka qetësi politike dhe ekonomike për Britaninë e Madhe ku shtohen zërat se shumë shpejt qeveria Truss mund të bjerë.
Ministri i ri Financave, Jeremy Hunt, ka shpallur një sërë masash në përpjekje për të rivendosur besimin e tregjeve, të cilët u tronditën nga mini-buxheti i paraqitur nga paraardhësi i tij i cili u shkarkua.
“Ne do të anulojmë pothuajse të gjitha masat tatimore të shpallura në planin e 3 javëve më parë. Së dyti, kam vendosur që norma bazë e tatimit mbi të ardhurat do të mbetet në masën 20% dhe do ta bëjë për një kohë të pacaktuar derisa situata ekonomike të lejojnë uljen e tij”, – u shpreh ministri i Thesarit.
Njoftimi i Hunt duket se varros synimin e kryeministres Liz Truss për të rimëkëmbur ekonominë britanike duke ulur taksat.
Liz Truss e nisi planin e saj muajin e kaluar duke thënë vazhdimisht se do të ulte taksat sapo të vinte në detyrë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekonomistët dhe madje edhe ish-ministrat konservatorë se një gjë e tillë do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.
Pasojat dramatike kanë njollosur reputacionin e Britanisë në mbarë botën dhe kanë shkaktuar kritika nga udhëheqësit politikë dhe financiarë. Madje, plani i saj u kritikua edhe nga presidenti Biden.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër