Trump entuziast për teknikën e trajtimit me plazmë: Sukses në betejën tonë kundër virusit kinez

24 Gusht 2020 | 09:00

Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në SHBA autorizon përdorimin e plazmës së gjakut të pacientëve që janë rikuperuar nga COVID-19 si një trajtim për ata të cilët janë të infektuar nga virusi.

Kjo teknikë përdor plazmën e gjakut të pasur me antitrupa nga njerëzit që janë shëruar tashmë nga sëmundja. Një metodë e tillë është përdorur në mbi 70.000 njerëz në SHBA. Presidenti Donald Trump tha se trajtimi me plazmë gjaku mund të zvogëlojë vdekjet me 35%. Por disa ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me qëndrueshmërinë e studimeve për këtë trajtim.

 “Jam i kënaqur të bëj një deklaratë historike në betejën tonë kundër virusit kinez, e cila mund të shpëtojë jetë të shumta. Agjencia e Barnave lëshoi një autorizim për përdorim emergjent të trajtimit të njohur si plazma konvulsive.

Kjo është një terapi e fuqishme që transferon shumë antitrupa nga gjaku i personave të shëruar dhe që mund të ndihmojë të infektuarit.

Ky trajtim ka treguar shkallë të lartë suksesi ka provuar se ul vdekshmërinë me 35 për qind, është një numër i jashtëzakonshëm”, u shpreh presidenti Trump.

Njoftimi për përdorimin e plazmës së gjakut erdhi një ditë pasi Trump akuzoi administratën e barnave se për arsye politike ka penguar aksesin për vaksina dhe terapi.

E po ashtu lajmi bëhet me dije në prag të Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku Trump do të emërohet si kandidat i cili do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ku do të përballet me demokratin Joe Biden.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026