Rreth 190 trupa civilësh dhe ushtarësh gjenden në varret masive në Ukrainë
Autoritetet ukrainase kanë vazhduar deri më tani me zhvarrosjen e trupave të 35 ushtarakëve dhe 152 civilëve në qytetin Liman në rajonin e Donjeckut, i cili u rikthye nga ushtarët ukrainas disa ditë më parë.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e policisë së rajonit të Donjeckut, gjatë një konference në Qendrën e Shtypit të Ukrainës.
“Trupat e 35 ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës u varrosën në Liman në varret masiv. Sa për civilët, 152 trupa u zhvarrosën nga varret masive, “tha zëdhënësja.
Hetuesit vazhdojnë të punojnë në vendet e varrimit dhe numri i trupave të pajetë po rritet çdo ditë, shtoi policia.
Zëdhënësja e policisë theksoi se shumica e trupave kanë shenja të lëndimeve nga minat dhe eksplozivët, ndërsa ka edhe trupa me plagë nga armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja.
Siç raportohet, në Liman, banorët kanë vënë në dukje praninë e dy varreve masive, njëra prej të cilave kishte trupa ushtarësh dhe tjetra të civilëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)