Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar
Katastrofa natyrore që gjunjëzoi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka gjetur pasqyrim në mediat e të gjithë botës ndërkohë që nuk ka munguar solidarizimi dhe mbështetja nga mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh solidaritetin me Shqipërinë ndërsa ofron gjithë mbështetjen e tij dhe të Evropës.
“Mbështetja imë vëllazërore ndaj popullit dhe shtetit shqiptar, të sprovuar kaq rëndë nga tërmeti i kësaj natë. Evropa është në krahun tuaj dhe kështu do të jetë”, shkruan Sassoli në faqen e vet zyrtare në Facebook.
Ndërkohë, Isabel Santos, Raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë siguroi se Evropa do të qëndrojë solidare me popullin shqiptar dhe autoritetet e vendit për ta përballuar këtë situatë tragjike.
“Në këtë moment dua të shpreh solidaritetin tim, dhimbjen time të madhe për këtë ngjarje tragjike në Shqipëri. Dua gjithashtu t’i shpreh ngushëllimet e mia atyre që humbën të afërmit, por edhe popullit shqiptar dhe autoriteteve të vendit. Sigurisht që Evropa do të qëndrojë solidare me popullin shqiptar, dhe mekanizmi i mbrojtjes civile është aktivizuar tashmë dhe ne po mobilizojmë të gjithë ndihmën që mundemi në ndihmë të popullit shqiptar”, shprehet Raportuesja e PPE.
Pas tërmetit 6.4 ballë mëngjesin e sotëm si pasojë e të cilit humbën jetën 15 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, Mekanizmi Evropian i Emergjencave Civile u aktivizua me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Bashkimi Evropian vuri në dispozicion menjëherë tre ekipe kërkim-shpëtimi të cilët do të shpërndahen në Shqipëri për të ndihmuar autoritetet shqiptare në veprimet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.
”Bashkimi Evropian i qëndron në krah Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania janë rrugës. Përveç tyre, dua të falenderoj Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës së shpejtë nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Emergjencave Civile”, – deklaron Komisioneri Christos Stylianides në një deklaratë për shtyp, ku shpjegon se më herët, në mëngjes ka biseduar me Presidentin Ilir Meta për të konfirmuar solidaritetin e BE-së dhe gatishmërinë për të ndihmuar.
Ndërkohë, BE ka aktivizuar dhe sistemin satelitor Copernicus për prodhimin e pamjeve satelitore të cilësisë së lartë të zonave të prekura nga tërmeti. Qendra e koordinimit të përgjigjes ndaj emergjencave mbetet 24/7 në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vijon monitorimin e situatës. Asete të tjera të BE-së janë në gatishmëri ndërkohë, nëse do të jetë nevoja, ndërkohë që BE do të nisë në vend dhe një ekip të mbrojtjes civile për të ndihmuar autoritetet shqiptare në koordinimin e përgjigjes si dhe për vlerësimin e dëmeve.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës