Filmi që bëri bashkë ikonat e kinematografisë shqiptare në Pogradec
Në sallën e mbushur plot, që nuk ndodh ta shohim shpesh pallatin e Kulturës në Pogradec, është shfaqur premiera e filmit artistik shqiptar, “Yjet e se ardhmes” me regji të Edmond Topit.
Filmi trajtonte marrëdhënien e moshës së tretë përballë fëmijëve, braktisjen nga këta të fundit dhe situata të tjera që prekin shoqërinë shqiptare. Përmes roleve aktorët përcjellin mesazhin se brezi i tretë, pavarësisht moshës mbetet vlerë e madhe për shoqërinë.
Situatat prodhojnë humor, kur mes te moshuarve futet një djalë i ri që kryen shërbimin e provës. Me një lojë të fantastike të Gazmend Pajës, Elia Zaharias, Tinka Kurtit, Margarita Xhepës, Reshat Arbanes dhe Luftar Pajës, filmi fitoi duartrokitjen e publikut pogradecar.
“Unë me atë rol dua të them që të gjithë njerëzit qe kane pasur jetë si puna ime, duhet që patjetër edhe në jetën jashtë punës të jetë korrekt e modest për atë që kanë bërë”, tha Luftar Paja.
“Jam pjesëtar i serisë së parë kështu që duhet të vdiste në serinë e parë regjisori që mos vija, megjithatë skam ç’them më shumë. Ne do rrojmë për të bërë filma të tjerë”, u shpreh Reshat Arbana.
Filmi përkoi me nisjen e xhirimeve te vazhdimit te këtij filmi me titull ‘Vdekja le të presë’ në qytetin liqenor të Pogradecit.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq