Ekipi serb mbërrin në Tiranë, Policia masa të rrepta për të garantuar siguri për Crvena Zvezda

24 Gusht 2020 | 11:57

Avioni i “Air Serbia” i ekipit të Crvena Zvezda mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza” mesditën e sotme.

Dalja “Vip” e Rinasit ishte rrethuar nga forca të shumta policie të cilat kishin marrë masa për eskortimin e “Yllit të Kuq të Beogradit”.

Për t’i paraprirë çdo incidenti si ai i vitit 2015 kur autobusi i kombëtares serbe të futbollit u godit me gurë nga një adoleshent, uniformat blu kishin angazhuar shërbime edhe në rrugët e kryeqytetit deri në mbërritjen në hotel ku po ashtu është planifikuar ruajtje gjatë gjithë kohës së qëndrimit.

Crvena Zvezda do të përballet të martën në orën 20:00 në “Air Albania” me Tiranën për turin e dytë të Uefa Champions League.

Ndonëse në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë, masa të tjera sigurie janë ndërmarrë nga Policia e Tiranës ndërkohë që përplasjet në distancë mes tifozërive përmes rrjeteve sociale, nuk kanë munguar duke ndezur takimin mes serbëve dhe kampionëve të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026