Raporti i OBSH-së për mjekët, Manasterliu përplaset me Metën

24 Gusht 2020 | 15:42

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është bërë shkak për plasje qëndrimesh mes Presidentit, Ilir Meta dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Duke iu referuar të dhënave të OBSH-së, të cilat saktësojnë se Shqipëria ka 12 mjekë për 10 mijë banorë, z. Meta thotë se ky është “një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor”.

Për këtë arsye sipas Presidentit qeveria nuk duhet të hezitojë të investojë për të zgjidhur këtë situatë.

“Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efecient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar. Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor”, shprehet z. Meta.

Në kundërpërgjigjen e saj, ministrja e Shëndetësisë thotë se të dhënat nuk janë aktuale por të vitit 2016, kohë kur ishte bllokuar dhe specializimi i mjekëve të rinj.

Gjendja thotë znj. Manastirliu ka ndryshuar prej vitit 2018 kur në sistemin shëndetësor janë shtuar 309 mjekë. Ministrja gjithashtu ka shtuar se në dy vitet e fundit “në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë”.

“Përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %. Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19”, shprehet ministrja.

Ministria e Shëndetësisë nuk jep të dhënat aktuale se sa është numri i mjekëve për banorë, por vë theksin vetëm tek mjekët e rinj të punësuar prej vitit 2018. Gjithashtu nuk pasqyrohet as se sa është numri i mjekëve që kanë lënë vendin gjatë viteve të fundin.

Të dhanat e OBSH-së për vende të caktuara mbajnë vite të ndryshme për shkak të mungesës së të dhënave të fundit. Për Shqipërinë të dhënat janë të vitit 2016, ku rezulton një nga vendet me përqindjen më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë në të gjithë botën. Sipas raportit, vendi ynë ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë kurse vendet e tjera të rajonit qëndrojnë shumë më lart; Maqedonia e Veriut me 29, Serbia, 31, Mali i Zi 27 dhe Bosnje Hercegovina me 22.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, pak para fillimit të pandemisë së COVID-19, Euronews Albania e ka trajtuar gjerësisht problemin e largimit të mjekëve nga Shqipëria. Shumë prej mjekëve shqiptarë që sot punojnë jashtë treguan se shkak ishte bërë paga dhe kushtet e punës.

Lexoni gjithashtu:

Shifra alarmante në sektorin e shëndetësisë, 3000 mjekë janë larguar nga Shqipëria

Largimi i mjekëve, të rinjtë vendosin të punojnë jashtë Shqipërisë për shkak të pagës

Mjekët shqiptarë rrëfejnë arsyet e largimit nga Shqipëria

Në 10 vitet e fundit eksodi i mjekëve shqiptarë u dyfishua

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026