Mbledhja e Alibeajt me grupin e PD, pritet të diskutohet propozimi i Edi Palokës
Në orën 16:30, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj do të mbledhë Grupin Parlamentar të kësaj force politike.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raporton se në këtë mbledhje, pritet të diskutohet propozimi i Edi Palokës, i cili zhvilloi më herët gjatë ditës së sotme me Gazment Bardhin, ku diskutuan për mundësinë e një kandidati të vetëm të PD-së për zgjedhjet vendore.
Me interes do të jetë për të parë edhe numrin e deputetëve pjesëmarrës në këtë mbledhur të thirrur nga Alibeaj.
9 muaj e 10 ditë pas këtyre skenave në selinë blu, palët në Partinë Demokratike nisën këtë të martë përpjekjet për bashkim.
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës.
Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta