Vrasja e gazetares malteze, jep dorëheqjen Ministri i Turizmit dhe shefi i kabinetit të Kryeministri
Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Keith Schembri dhe Ministri i Turizmit Konrad Mizzi kanë dhënë dorëheqjen gjatë së martës, ndërsa Ministri i Ekonomisë Chris Cardona është vetë-pezulluar deri në përfundim të hetimeve.
Gjatë një deklarate, Cardona ka thënë se dorëheqja e tij “nuk ka aspak” të bëjë me hetimin, por ka ardhur si pasojë e një kërkesë nga ana e policisë malteze “për sqarime të mëtejshme”,.
Ministri i Turizmit u shpreh se e ka lënë detyrën në sajë të “situatës politike në vend” dhe shtoi se “nuk ka kurrfarë lidhje dhe asgjë për tu përgjigjur përsa i përket çështjes”.
Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, i cili ka ndihmuar policinë gjatë hetimeve, nuk ka folur publikisht për vendimin e tij, por kryeministri maltez Joseph Muscat ka deklaruar se Shefi i Kabinetit të tij ka paraqitur dorëheqjen “për të sigurar funksionimin e qeverisë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Vetë Muscat ka thënë se nuk ka ndër mend të lërë mandatin përpos dorëheqjes së Schembri-t.
Gjatë një mbledhje qeverie, ai ka kërkuar një votim të fshehtë besimi për vazhdimin e qeverisjes së tij, kërkesë “e cila u pranua në mënyrë unanime”.
“Do vazhdoj të marr vendime për të siguruar stabilitetin e vendit”, ka thënë kryeministri.
Për rastin e gazetares Caruana Galizia, ai ka thënë se nuk mund të japë të dhëna të mëtejshme pasi hetimet janë ende në vijim.
Shoferi i Taksisë
Gjithashtu gjatë së martës, një shofer taksie i cili dyshohej se ka shërbyer si ndërmjetësi në vrasjen e Galizias, ka marrë amnesti nga presidenti, çka ndikon se ai mund të ketë paraqitur prova të cilat mund të çojnë drejt arrestimit të porositësit të vrasjes.
Melvin Theuma është arrestua fillimisht në nëntor, gjatë një hetimi për pastrim parash në Maltë.
Pasi arrestimit të tij, Theuma i ka ofruar policisë të dhëna që sipas tij do të ndihmonin në zgjidhjen e rastit të Galizias, ka raportuar Reuters.
Fakti që ai ka marrë amnesti sygjeron se provat që ai ka paraqitur mund të çojnë drejt kapjes së porositësit.
Deri më tani, 3 persona janë në pritje të gjyqit për vendosjen e bombës që i mori jetën gazetares anti-korrupsion Caruana Galizian më 16 tetor 2017.
Kryeministri Muscat ka deklaruar javën e shkuar se do të kërkojë amnesti për Theuma nëse të dhënat që ai ka paraqitur do të jenë të qëndrueshme në sallën e gjyqit.
Një ditë pas arrestit të Theuma, policia ka vënë nën pranga Yorgen Fenech, një biznesmen i njohur i cili po mbahet nga policia si “person me interest” për rastin në fjalë.
Theuma, një taksist 41 vjeçar ka punuar prej vitesh në kompleksin e apartamenteve në pronësi të Fenech.
Kjo nuk është hera e parë që Theuma paraqitet në sallën e gjyqit pasi ai ka qenë dhe më parë i përfshirë në drejtimin e një llotarie sekrete multi-milionëshë.
Mbi të kanë rënduar dhe akuzat për biznes fajdesh pasi dyshohej se jepte para me hua me interesa tej mase të larta.
As Neuma e as Fenech, pas arrestimit të tyre, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë publike.
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq