Universiteti Mesdhetar, drejtuesit rrëfejnë përvojat drejt botës akademike
Universiteti Mesdhetar i Tiranës ka bërë bashkë këtë të martë drejtues, pedagogë e studentë.
Në takimin që çel zyrtarisht vitin e ri akademik, ata kanë rrëfyer përvojën e tyre që i ngjiti në botën akademike.
Universiteti Mesdhetar i Tiranës, mbetet ndër të paktat universitete që ka si pjesë të stafit të tij drejtues, ish-ministra e diplomatë karriere.
Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. As. Dr. Arben Civici, u bënë bashkë me kolegë të tjerë nga bota akademike, për të treguar kujtimet e përjetimet e tyre, të cilat gjithkush do donte t’i dëgjonte për orë me rradhë me ëndje.
“Në vitin 1998, kur mor detyrën e ministrit të Financave për 4 vite, ishte një detyrë shumë e vështirë në atë moment, kishim ngarkesën e të gjitha reformave financiare, buxhetore, sistemi tatimor, sistemi fiskal”, tha Angjeli.
Në takimin, “Një kafe me personalitetet e politikës dhe diplomacisë të UMSH”, rrëfeu me thjeshtësi rrugëtimin e tij edhe prof. dr. Paskal Milo.
Kur erdhi momenti që të merrja detyrën e ministrit të Jashtëm, sigurisht, përvoja bëri punën e vet, por edhe kontriburi politik bëri punën e vet, u shpreh Angjeli.
Me mesazhin se elitat intelektuale, janë ato që bëjnë ndryshimin në shoqëri, në bashkëbisedim morën pjesë edhe studentë e pjesëtarë të stafit të UMSH-së.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi