Kosova nuk aplikoi për anëtarësim në Interpol, Vulin i jep meritat Vuçiç
Kosova nuk ka aplikuar për herë të katërt për t’u bërë pjesëë në organizatën ndërkombëtare të Interpol.Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin tha se ishte Serbia që i pamundësoi Kosovës anëtarësimin për herë të tretë në Interpol dhe sipas tij, kjo është meritë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Rendi i ditës është miratuar, dhe shteti i rremë i Kosovës nuk ka aplikuar për anëtarësim në Interpol në seancën e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate policore në Nju Delhi, dua të falënderoj delegacionin serb dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Punëve të Jashtme të cilët punuan shumë gjatë gjithë vitit dhe investuan shumë që shumë vende të botës të njohin gjendjen reale të Kosovës”- tha Vulin, i cili kryeson delegacionin serb në sesionin e 90-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Indi.
Siç tha ai, “përkundër presioneve të shumta të fuqive të mëdha botërore për të futur shtetin e Kosovës në Interpol, politika e mençur e Aleksandër Vuçiçit fitoi edhe një herë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)