A do të bashkohet Partia Demokratike? Flet Gazmend Oketa

18 Tetor 2022 | 17:31

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa shprehet optimist se do të arrihet bashkimi i Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Oketa deklaroi se nëse opozitës do t’i bashkohet elektorati gri pas bashkimit, kjo është një çështje për t’u analizuar.

Oketa nënvizoi se shumica e anëtarësisë në PD ka zgjedhur në krye Sali Berishën dhe ky fakt duhet të pranohet nga të gjithë.

“Unë besoj se një gjë e tillë do të ndodhë. Pastaj, se cila do të jetë perspektiva pasi ky bashkim të ndodhë, nëse do ky bashkim do të maksimalizojë jo vetëm energjitë brenda Partisë Demokratike, por edhe jashtë grupimit politik, do të bëjë të mundur që opozitës shqiptare t’i bashkohet pjesa gri, është një çështje që duhet të analizohet më pas.

Unë sot nuk mund të mohoj që Partia Demokratike ndodhet para një fakti të kryer, që shumica e anëtarësisë kërkoi si kryetar të saj, të kishte zotin Berisha. Këtu diskutimi duhet të mbarojë, është një fakt që duhet ta pranojmë”, theksoi ai.

Edi Paloka dhe Gazment Bardhi janë dy të mandatuarit e dy grupimeve për të negociuar mundësitë dhe rrugët për bashkimin dhe daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të dy qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës këtë të martë.

Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023